
Foto nga VCG
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shprehu shqetësimin për lëvizjen e forcave mercenare ruse “Wagner”, që gjenden në Bjellorusi, drejt kufirit polak, njofton “ATSH”.
“Kemi informacione se më shumë se 100 mercenarë “Wagner” kanë avancuar drejt Gap Suwalki, jo shumë larg Grodno në Bjellorusi. Kjo e bën situatën në kufi edhe më kërcënuese”,- paralajmëroi presidenti Morawiecki gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Gliwice, në Poloninë jugore.
Grodno ndodhet në perëndim të Bjellorusisë, rreth 15 kilometra nga kufiri i saj me anëtarët e NATO-s, Poloninë dhe Lituaninë. Suwalki është një korridor i ngushtë tokësor në territorin e tyre midis Bjellorusisë dhe enklavës Baltike të Rusisë të Kaliningradit.
Morawiecki gjithashtu vuri në dukje se 16.000 tentativa për kalim kufitar nga emigrantë nga Bjellorusia ishin regjistruar deri më tani këtë vit.
“Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin donin t’i shtynin ata drejt Polinisë”, tha ai.
Lidhur me praninë e mercenarëve “Wagner” në Bjellorusi, zyrtarët e Ushtrisë polake folën për një aksion propagandistik rus që synonte të shkaktonte alarm në Poloni. (Fatosi)
