
Foto nga VCG
Enti Federal gjerman i Statistikave Destatis njoftoi se borxhi publik i vendit ka arritur një rekord të ri.
Kriza e energjisë dhe pandemia Covid-19 tërhoqën 47 miliardë euro të tjera në borxhin kombëtar, duke regjistruar një nivel rekord të borxhit publik të Gjermanisë, shkruan “RTSH”.
Në fund të vitit 2022, borxhi federal, shtetëror, komunal dhe i sigurimeve shoqërore, përfshirë të gjitha buxhetet shtesë, arriti në mbi 2.3 triliardë euro.
Sipas njoftimit të Destatis, borxhi për frymë në Gjermani u rrit për 244 euro duke shkuar në 28.164 euro, ku përfshihen vetëm detyrimet ndaj sektorit jopublik, si bankat dhe kompanitë private në Gjermani dhe jashtë saj.
Në fund të vitit 2022, vetëm qeveria federale kishte 1.6 triliardë euro borxh, me një rritje prej 4.6 për qind, por detyrimet e shteteve individuale gjermane ranë me 5 për qind duke e çuar atë në 606.9 miliardë euro.
Sipas raportit të Destatis produkti i brendshëm bruto (PBB) nga prilli deri në qershor mbeti në të njëjtin nivel si në tremujorin e parë, duke u tkurrur lehtë. (Fatosi)
