SHBA-ja nuk toleron për themeluesin e “Wilileaks” Julian Assange
2023-07-31 16:29:14

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u deklarua kundër kërkesave australiane për t'i dhënë fund ndjekjes penale ndaj themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange.

Sipas tij, shtetasi australian është akuzuar për sjellje shumë të rënda kriminale në publikimin e një sërë dokumenteve të klasifikuara mbi një dekadë më parë, njofton “RTSH”.

Qeveria e Partisë Laburiste e qendrës së majtë në Australi ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund ndjekjes së 52-vjeçarit, i cili ka kaluar katër vjet në një burg britanik, duke luftuar kundër ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Liria e Assange shihet gjerësisht si një provë e ndikimit të Australisë mbi administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

Blinken konfirmoi se Assange ishte diskutuar në bisedimet vjetore me ministren e Jashtme, Penny Wong, në Brisbane, Australi.

Australia është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga ndjekja penale, apo do të arrijnë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Assange përballet me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuterik, lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake të klasifikuara nga “Wikileaks” në vitin 2010. (Fatosi)