Gjyqtari rrëzon padinë e Donald Trump kundër “CNN”
2023-07-31 16:03:53

Foto nga VCG

Një gjyqtar federal ka rrëzuar një padi prej 475 milionë dollarësh për shpifje të ngritur nga Donald Trump kundër kanalit televiziv amerikan “CNN”, shkruan “RTSH”.

Pretendimi i Trumpit është se “CNN” e ka krahasuar atë me Adolf Hitlerin.

Rrjeti kabllor amerikan e përshkroi pretendimin e pabazuar të Trump se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i ishin vjedhur si “Gënjeshtra e madhe”. Trump argumentoi se fraza i referohej një fushate propagandistike naziste të përdorur për të justifikuar persekutimin e hebrenjve.

Gjyqtari Raag Singhal vendosi se komentet e “CNN” nuk ishin shpifje.

Në vendimin e tij për rrëzimin e padisë, Singhal tha se komentet përbënin opinion dhe kështu Trump nuk mund ta padiste ligjërisht rrjetin për shpifje.

“Deklaratat e “CNN”, megjithëse ishin të neveritshme, nuk përbënin çështje ligjore për shpifje”,- theksoi ai. (Fatosi)