
foto/VCG
Ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan i kërkoi të shtunën Danimarkës të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar djegien e Kuranit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.
Në një telefonatë me homologun e tij danez Lars Lokke Rasmussen, zoti Fidan dënoi "sulmet e vazhdueshme të neveritshme kundër Kuranit". Ai i tha zotit Rasmussen se ishte e papranueshme të lejoheshin veprime të tilla nën maskën e lirisë së shprehjes, tha burimi.
Ministri Rasmussen shkroi të shtunën në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter:
"Turqia dhe Danimarka janë aleatë të ngushtë. Është e rëndësishme të mos lejojmë që këto akte të arrijnë të na përçajnë." Ai përsëriti gjithashtu "denoncimin e fortë të Danimarkës ndaj këtyre akteve provokuese nga një numër i vogël individësh".
Komentet erdhën pasi një grup i vogël aktivistësh anti-islamikë i vunë zjarrin Kuranit përpara ambasadave egjiptiane dhe turke në Kopenhagë të martën, pas protestave të ngjashme në Danimarkë dhe Suedi gjatë javëve të fundit.
