
Foto nga VCG
Sipas një raporti nga rrjeti televiziv amerikan CBS të enjten e kaluar, puna e paligjshme e fëmijëve në ShBA është rritur me 44 %.
Hetuesit nga Departamenti amerikan i Punës thanë se, që nga tetori 2022, më shumë se 4 400 fëmijë janë punësuar ilegalisht në ShBA, 44 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e shkeljeve të ligjit të punës së fëmijëve përfshijnë punën me orar të zgjatur të fëmijëve. Disa kompani të njohura të orientuara drejt konsumatorëve janë zbuluar që punësojnë fëmijë për të kryer punë rraskapitëse në kushte të rrezikshme.
Shkeljet e rregulloreve pën punën e fëmijëve në ShBA janë rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Në një treg të shtrënuar pune, shumë punëdhënës kërkojnë krahun më të lirë të punës. Disa shtete madje po nxisin projektligje që kufizojnë mbrojtjen ligjore për punëtorët e mitur.
