Kinë- 318 kompani të transportit online deri në fund të qershorit
2023-07-31 11:34:35

Foto nga VCG

Kompanitë e transportit online në Kinë arritën në 318 deri në fund të qershorit, pesë më shumë se numri i regjistruar muajin e kaluar, tregojnë të dhënat nga Ministria e Transportit, shkruan Xinhua.

Sipas ministrisë, deri në fund të muajit të kaluar, certifikatat e autorizuara të automjeteve dhe patentat e shoferëve në vend arritën përkatësisht në 2.43 milionë dhe 5.79 milionë.

Në qershor, Kina regjistroi rreth 763 milionë udhëtime, 3.7 për qind më shumë në bazë mujore.

Në vitin 2022, udhëtimet me autobus përbënin rreth 40.5 përqind të totalit të udhëtimeve me taksi, një rritje prej 6.4 pikë përqindje nga një vit më parë. (Fatosi)