Kreu i “ChatGPT”: Inteligjenca artificiale mund të na zënë vendet e punës
2023-07-31 16:44:17

Foto nga VCG

“Inteligjenca artificiale ka ardhur për të ndryshuar jetën tonë dhe platformat si “ChatGPT” mund të rrisin produktivitetin dhe të na ndihmojnë të përmirësohemi në punët tona. Por, këto platforma gjithashtu mund të na zënë vendet e punës”,- tha Sam Altman, drejtori ekzekutiv i “OpenAI”. 

“Shumë njerëz që punojnë për inteligjencën artificiale pretendojnë se ajo do të na bëjë vetëm mirë dhe se nuk do të zëvendësojë asnjë prej nesh. Por, sigurisht që do të ketë humbje të shumta të vendeve të punës”,- tha Altman për “The Atlantic”, shkruan “RTSH”.  

Megjithatë, sipas tij, ka dhe një anë pozotive. Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të krijojë vende të reja pune që do ta çojë përpara shoqërinë.

Ethan Mollick, profesor i sipërmarrjes dhe inovacionit në shkollën “Wharton” të Universitetit të Pensilvanisë, u shpreh se operatorët telefonikë të shekullit të 19-të arritën të përshtateshin mirë me zhvillimin teknologjik.

“Kur u dëbuan, ata gjetën punë të reja dhe u përshtatën”, u shpreh ai. (Fatosi)