Xie Zhenhua u takua me John Kerry në Pekin më 17 korrik/ foto nga CFP
Xie Zhenhua, i dërguari i posaçëm i Kinës për Ndryshimet Klimaterike, zhvilloi një bisedë me video me të dërguarin special presidencial të SHBA-së për Klimën, John Kerry, raporton “Xinhua”.
Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit bëri të ditur se Xie dhe Kerry shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e dialogut Kinë-SHBA dhe bashkëpunimin për të promovuar përpjekjet globale dhe shumëpalëshe për të trajtuar ndryshimet klimaterike. Të dyja palët ranë dakord të mbajnë komunikim të ngushtë.
Dialogu i fundit mes dy të dërguarve specialë u zhvillua në Pekin nga 16 deri më 19 korrik. Së fundmi, Xie u takua edhe me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Kinë, Hussain bin Ibrahim Al Hammadi. Ata shkëmbyen pikëpamje të thelluara mbi sesionin e ardhshëm të 28-të të Konferencës së Palëve (COP28) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike dhe mbi bashkëpunimin klimaterik mes dy vendeve.
Gjatë takimit me ambasadorin, Xie shprehu mbështetjen e vendosur të Kinës për organizimin e COP28 nga Emiratet e Bashkuara Arabe. (Irma)