“Xinhua” nis aktivitetin për të raportuar mbi ndërtimin e “Një brez, një rrugë”
2023-07-30 17:59:46

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Agjencia kineze e Lajmeve “Xinhua” startoi një aktivitet raportues mbi përparimin e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), ndërsa afrohet 10-vjetori i saj. 

Me temë “Të ndjekim ëndrrat përgjatë “Një brez, një rrugë””, ngjarja mbulon aktivitetet e raportimit në pesë rajone të nivelit provincial në Kinë, duke përfshirë Chongqing, Shaanxi, Ningxia, Gansu dhe Xinjiang, dhe në 15 vende duke përfshirë Kazakistanin, Uzbekistanin, Turqinë, Serbinë, Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Portugalinë, raporton “Xinhua”. 

Ekipi raportues filloi këtë javë rrugëtimin nga komuna Chongqing e Kinës jugperëndimore dhe do të niset për udhëtimin jashtë shtetit nga Porti Horgos në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur në veriperëndim të vendit në fillim të shtatorit. 

Një sërë formash të raporteve të lajmeve si artikuj, postera, dokumentarë, video të shkurtra, vloge dhe transmetime të drejtpërdrejta do të prodhohen gjatë këtij aktiviteti dhe në raportim do të aplikohen teknologjitë duke përfshirë realitetin e shtuar (AR) dhe realitetin virtual (VR). 

foto nga Xinhua