Xi i dërgon mesazh urimi homologut të Uanuatusë për Ditën e Pavarësisë
2023-07-30 18:31:44

foto nga CFP

foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh urimi homologut të tij të Uanuatusë Nikenike Vurobaravu, me rastin e 43-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të këtij vendi.

Ndër të tjera, Xi vuri në dukje në mesazh se miqësia Kinë-Uanuatu ka një histori të gjatë. Vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë bërë përparim të konsiderueshëm, me besim të ndërsjellë politik në nivel të lartë, shkëmbime e bashkëpunime të frytshme në fusha të ndryshme, të cilat kanë rritur mirëqenien e dy popujve. 

“U kushtoj shumë rëndësi marrëdhënieve Kinë-Uanuatu dhe dëshiroj të punoj me presidentin Vurobaravu për të shtyrë përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik mes dy vendeve.” - theksoi Xi. (Wang Lei/ Laçi)