Xi thekson rolin e muzeve gjatë inspektimit në provincën Shaanxi
2023-07-30 18:51:23


Presidenti i Kinës Xi Jinping viziton Muzeun e qytetit Hanzhong, në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, më 29 korrik 2023/ Xinhua

Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi të shtunën qytetin Hanzhong në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore. Ndalesa u bë gjatë udhëtimit të tij për në Pekin pas vizitës në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Gjatë vizitës në Muzeun e qytetit Hanzhong, Xi mësoi për historinë, kulturën e qytetit si dhe mbrojtjen e relikteve kulturore. Xi tha se këto relikte mbartin qtetërimin e shkëlqyer, trashëgojnë historinë e kulturën dhe mbështesin frymën kombëtare. Ai theksoi rolin e muzeve në mbrojtjen, trashëgiminë, kërkimin dhe demonstrimin e qytetërimeve të njerëzimit si dhe zgjerimin e ndikimit ndërkombëtar të kulturës kineze.

Duke vënë në dukje se qyteti Hanzhong ka një trashëgimi të famshme kulturore jomateriale, Xi tha se është e nevojshme të zhvillohen industri të veçanta për të nxitur më tej të ardhurat dhe begatinë e vendësve. (Wang Lei/ Laçi)