Kryeministri suedez shpreh shqetësim për djegien e kuranit
2023-07-30 18:25:28

foto nga CFP

Protesta në Irak kundër djegien e kuranit në Suedi, më 22 korrik 2023/ foto nga CFP

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, u shpreh shumë i shqetësuar për djegien e kuranit në vendin skandinav.

“Një sërë protestash janë paralajmëruar për javën e ardhshme, të cilat mund të çojnë në djegien e kuranit”, tha politikani i Partisë së Moderuar në një konferencë për shtyp në Stokholm.

Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat do të lejohen apo jo, bën të ditur “ATSH”.

“Nëse miratohen, do të ketë një rrezik të mundshëm për të ndodhur gjëra serioze”, tha Kristersson, pa përshkruar se çfarë donte të thoshte konkretisht.

Ai theksoi se qeveria do të ngarkojë 15 agjenci me forcimin e mbrojtjes kundër terrorizmit.

Veprimet islamofobike nga grupe të vogla në Suedi dhe Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të kuranit, kanë shkaktuar së fundmi protesta të zemëruara dhe kërcënime në disa vende myslimane. (Irma)