Industria e lojërave në Kinë regjistron rikuperim të shpejtë
2023-07-30 16:33:24

foto nga CFP

Panairi Ndërkombëtar i Argëtimit Digjital dhe Ndërveprues "ChinaJoy" në Shangai, 27 korrik 2023/ foto nga CFP

Industria e lojërave në Kinë u rikuperua shpejt në gjysmën e parë të vitit, me numrin e përdoruesve që arriti një nivel të ri prej 668 milionë. 

Të ardhurat nga shitjet e tregut vendas të lojërave arritën në 144.3 miliardë juanë (rreth 20 miliardë dollarë amerikanë) në gjashtëmujorin e parë, 22.2 për qind më shumë se gjashtëmujori i kaluar, sipas një raporti të industrisë të publikuar në Shangai, cituar nga “Xinhua”.

Trendi i përgjithshëm i rimëkëmbjes është i dukshëm dhe tregu pritet të sjellë një vrull më të fortë rritjeje në gjysmën e dytë, vuri në dukje raporti i publikuar nga Shoqata e Publikimeve Audio-Video dhe Digjitale të Kinës.

Të dhënat tregojnë se nga janari deri në prill, gatishmëria dhe aftësia e përgjithshme e përdoruesve të lojërave online në Kinë nuk është rikuperuar ende dhe të ardhurat nga shitjet e industrisë së lojërave janë ulur me 2.39 për qind në bazë vjetore, por që nga maji tregu ka parë një rimëkëmbje e fortë.

Tregjet kryesore të synuara për produktet e lojërave online të Kinës janë Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Republika e Koresë, ndërsa shitjet po rriten gjithashtu në tregjet në zhvillim si Lindja e Mesme, Amerika Latine dhe Azia Juglindore. (Irma)

foto nga

Panairi Ndërkombëtar i Argëtimit Digjital dhe Ndërveprues "ChinaJoy" në Shangai, 27 korrik 2023/ foto nga CFP