foto nga CFP
Ministri kinez i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Ni Hong, kërkoi përpjekje të vazhdueshme për të konsoliduar trendin e rimëkëmbjes së tregut të pronave.
Në një takim me zhvilluesit e pronave, ministri Ni theksoi rëndësinë e plotësimit të kërkesës thelbësore të banorëve për banesa dhe nevojave të tyre për kushte më të mira jetese, shkruan “Xinhua”.
Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të masave të favorshme, duke përfshirë raportet më të ulëta të paradhënies dhe normat e hipotekave për blerësit e shtëpive për herë të parë dhe premtoi përpjekje për të siguruar shpërndarjen e shtëpive të parashitura.
Stabilizimi i sektorëve të ndërtimit dhe pronës është i rëndësishëm për nxitjen e një rimëkëmbjeje më të gjerë ekonomike, bëri të ditur Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.
Ministria u ka kërkuar gjithashtu kompanive të ndërtimit dhe zhvilluesve të pronave që të marrin pjesë aktive në projektet e strehimit të përballueshëm, rinovimin e fshatrave në qytete dhe ndërtimin e objekteve publike. (Irma)