Kina dhe Franca zotohen për nxitjen e lidhjeve dhe bashkëpunimit
2023-07-30 18:54:27

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve politike me Francën dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zv.kryeministri kinez He Lifeng i bëri komentet gjatë Dialogut të 9-të Ekonomik dhe Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Francë në Pekin. Ai u kërkoi gjithashtu të dy palëve të rrisin bashkërendimin për çështjet ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, duke e çuar partneritetin mes tyre në një nivel më të lartë.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se vendi i tij është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin ekonomik e financiar me Kinën dhe të nxitë lidhjet dypalëshe. (Wang Lei/ Laçi)