
Një grushti shteti në Niger / foto nga CFP
Mbështetësit e një grushti shteti në Niger kanë sulmuar selinë e partisë së presidentit të rrëzuar, duke i vënë flakën dhe duke goditur me gurë dhe djegur makina jashtë, citon “RTSH” mediat e huaja.
Grupi i vogël i zjarrvënësve ishte shkëputur nga një manifestim i madh i mbështetjes për udhëheqësit e grushtit të shtetit jashtë parlamentit, ku shfaqeshin flamujt rusë.
Presidenti 64-vjeçar, i cili u zgjodh president i Nigerit dy vjet më parë, është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

Nigeri (Foto Rtsh)
SHBA-ja dhe Franca, ish-fuqia koloniale, të dyja kanë baza ushtarake në vendin e pasur me uranium dhe e kanë dënuar grushtin e shtetit.
Mbetet e paqartë se kush është në të vërtetë në krye të Nigerit, pasi junta nuk e ka shpallur liderin e saj.
Mbështetësit e grushtit të shtetit akuzojnë partinë për korrupsion dhe se nuk bën sa duhet për të përmirësuar situatën e sigurisë dhe për t'i dhënë fund kryengritjes së gjatë xhihadiste.
Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, kanë përjetuar grusht shteti të shkaktuar nga kryengritjet islamike në vitet e fundit. (Irma)

Një grushti shteti në Niger / foto nga CFP
