Alarmi i OKB-së: Epoka e vlimit global ka filluar
2023-07-29 15:45:55

foto nga CFP
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe radikale ndaj ndryshimeve klimaterike, duke thënë se temperaturat rekord të korrikut tregojnë se Toka ka kaluar nga ngrohja në një epokë vlimi global, shkruan “ATSH”.
Duke folur nga Nju Jorku, Guterres e përshkroi nxehtësinë e fortë në hemisferën veriore si një verë mizore.
“Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi. Duke përjashtuar një mini-epokë akullnajash në ditët e ardhshme, korriku 2023 do të thyejë rekorde”,- shtoi ai.
Sipas Guterres, ndryshimet klimaterike po ndihen. “Është e frikshme. Dhe ky është vetëm fillimi”,- theksoi ai. (Irma)

Njerez qe freskohen nga vapa e madhe e korrikut (Foto Rtsh)

foto nga CFP
Lajmet Kryesore
