Provinca e Kinës lindore i jep përparësi industrisë së makinave me energji të re
2023-07-29 16:20:17

foto nga CFP

Automjeti me energjinë elektrike "Chery"/ foto nga CFP

Provinca Anhui e Kinës lindore do t'i japë përparësi zhvillimit të industrisë së prodhimit të automjeteve dhe do të përpiqet të bëhet një bazë kryesore e prodhimit të automjeteve me energji të re (NEV), thanë autoritetet lokale në një konferencë shtypi, citon “Xinhua”.

Vendi i shtatë prodhuesve të makinave, duke përfshirë Chery, Nio, Volksëagen, BYD dhe JAC, Provinca Anhui është një nga të parët në Kinë që zhvillon makinat me energji të re.

Në gjysmën e parë të këtij viti, Anhui nxori 1.026 milionë automjete, të cilat përbëjnë 7.7 për qind të totalit të Kinës. Por prodhimi i saj prej 342.000 njësi zë 9 për qind të totalit të Kinës në gjysmën e parë, tregojnë shifrat zyrtare të publikuara në konferencën për shtyp.

Automjetet me energjinë elektrike BYD/ foto nga CFP

Në qershor, Anhui prezantoi një sërë masash për të formuar një grumbullim industrial të makinave me energji të re.

Provinca planifikon që shkalla vjetore e prodhimit të makinave të tejkalojë 3 milionë njësi deri në vitin 2025, mbi 40 për qind e të cilave me energji të re.

Ndërkohë, eksportet e saj të makinave pritet të arrijnë në 1 milion njësi në vit. (Irma)

Automjeti me energjinë elektrike "Nio"/ foto nga CFP