Fotografimi nga ajri i Teleskopitt Sferik me Diametër 500 Metra të Kinës (FAST) më 26 korrik 2023/ foto nga Xinhua
Pesë sisteme dhe platforma inteligjente robotësh për mirëmbajtjen e Teleskopit Sferik me Diametër 500 Metra të Kinës (FAST) kanë kaluar inspektimin dhe mund të vihen në përdorim, thanë autoritetet, citon “Xinhua”.
Robotët inteligjentë do të përdoren kryesisht në testimin e kabllove dhe rrotave mbështetëse të furnizimit të FAST, mirëmbajtjen automatike të aktivizuesve të tij dhe objektivave lazer, çmontimin dhe instalimin e marrësve të furnizimit dhe monitorimin e ndërhyrjeve.
Jiang Peng, kryeinxhinieri i FAST, deklaroi se robotët inteligjentë do të ndihmojnë në mbrojtjen e funksionimit të teleskopit, duke rritur kohëzgjatjen e vëzhgimit dhe efikasitetin e tij për të promovuar më shumë rezultate shkencore.
“Robotët inteligjentë pritet të shtojnë rreth 30 ditë në periudhën e vëzhgimit të teleskopit çdo vit”, tha Jiang.
I quajtur “Syri i Qiellit të Kinës”, teleskopi ndodhet në provincën jugperëndimore të Guizhou, i shtrirë në një sipërfaqe sa 30 fusha futbolli standarde. (Irma)
foto nga Xinhua