Kina dhe Guajana zotohen për të ndërtuar një bashkësi me të ardhme të përbashkët
2023-07-28 17:51:53

Xinhua

Kina dhe Guajana u angazhuan të premten për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë me të ardhme të përbashkët, gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping me presidentin e Guajanës Irfaan Ali në Chengdu, kryeqendër e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Ali arriti në Chengdu të enjten për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 31-të të Lojërave Universitare Botërore Verore të FISU-s dhe për të vizituar Kinën.

Gjatë takimit, Xi vlerësoi miqësinë e qëndrueshme dypalëshe, duke theksuar se Kina dhe Guajana duhet të jenë miq të mirë, që e besojnë dhe e përkrahin njëri-tjetrin.

Ai u bëri thirrje të dy palëve që të ndajnë bashkërisht rastet, të përballojnë sfidat, të synojnë bashkëpunimin e të promovojnë zhvillimin bashkërisht, për të ndërtuar një bashkësi më të ngushtë me një ardhme të përbashkët Kinë-Guajana.

Duke vënë në dukje se Kina nxit ndërmarrjet kineze që të investojnë në Guajana, Xi tha se të dy palët duhet të zgjerojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella në fushat e energjetikës, minierave, financave, bujqësisë e peshkimit, si edhe në ndërtimin e infrastrukturës, duke kultivuar fusha të reja të rritjes, si energjia e re dhe zhvillimi i gjelbër.

Presidenti Irfaan Ali, nga ana e tij, vuri në dukje se marrëdhëniet ndërmjet Guajanës dhe Kinës kanë ruajtur zhvillimin e shëndetshëm me besim të fortë politik reciprok. 

Pala guajanase i përmbahet me vendosmëri parimit të "Një Kine", theksoi Ali, duke shtuar se vendi i tij e konsideron Kinën si një partnere shumë të besueshme dhe mirëpret ndërmarrjet kineze që të investojnë në Guajanë. (Xu Guang)