Presidenti kinez takohet me homologun mauritanian në Chengdu
2023-07-28 20:45:52
Xinhua
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten me homologun e vet nga Mauritania Mohamed Ould Cheikh Ghazouani në Chengdu, kryeqendër e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Ghazouani arriti në Chengdu më parë po të premten për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të edicionit të 31-të të Lojërave Universitare Botërore Verore të FISU-s dhe për të vizituar Kinën.
Pas takimit, të dy krerët e shtetit dëshmuan së bashku nënshkrimin e "Planit të nxitjes së bashkëpunimit për nismën 'Një brez, një rrugë' mes qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe qeverisë së Republikës Islamike të Mauritanisë".(Xu Guang)
Lajmet Kryesore