Xi takohet me kryeministrin gjeorgjian në Chengdu
2023-07-28 17:27:57

Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten me kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili në Chengdu, kryeqendër e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Si pjesë e vizitës së tij në Kinë, Garibashvili arriti në Chengdu të mërkurën për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së  Lojërave të 31-ta Universitare Botërore Verore të FISU-s.

Xi tha në takim se, gjatë vizitës së Garibashvili-t, Kina dhe Gjeorgjia do të shpallin së bashku formimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve. (Xu Guang)