Kinë - Udhëtimet me transport rrugor e detar shënuan rriten në periudhën janar-maj
2023-07-28 16:24:11
Foto nga CFP
Udhëtimet e pasagjerëve me transport rrugor dhe detar në Kinë regjistruan rritje të fuqishme në pesë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Ministria e Transportit.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe, pati rreth 1.75 miliardë udhëtime përmes transportit rrugor dhe atij detar, duke u rritur me 17.5 për qind në bazë vjetore.
Udhëtimet e pasagjerëve përmes transportit rrugor arritën në 97.48 milionë, me një rritje prej 160.4 për qind nga viti i kaluar.
Ndërsa udhëtimet me transport detar u rritën me 46.7 për qind në bazë vjetore dhe vëllimi i pasagjerëve u rrit me 269.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022, tregojnë të dhënat. (Irma)
Lajmet Kryesore