CMG-ja: Zyrtarët e lartë amerikanë “po luajnë shah” në Paqësorin Jugor
2023-07-28 17:11:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mori pjesë të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA-së në Tonga. Kjo është hera e parë që ShBA-ja hap ambasadë pas 51 vjetësh në këtë vend ishullor të Paqësorit, që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike dypalëshe. Po atë ditë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri një vizitë në Guinenë e Re Papua. Më pas, ata do të takohen në Australi dhe do të zhvillojnë bisedimet vjetore “2+2” me palën australiane.

 

Dy vjetët e fundit, nën nxitjen e “Strategjisë së Indo-Paqësorit”, ShBA-ja po "hyn" fuqimisht në rajonin e Paqësorit Jugor.

 

Në vitin 2023, ShBA-ja rihapi ambasadën e vet në Ishujt Solomon, që ishte e mbyllur për 30 vjet, dhe ka hapur ambasada të reja në Tonga dhe Vanuatu. ShBA-ja po bën gjithashtu konsultime me tre vende të rajonit - Mikronezinë, Palaun dhe Ishujt Marshall - për zgjatjen e marrëveshjes COFA, duke premtuar ofrimin e 7.1 miliardëve dollarë amerikanë si ndihmë brenda 20 vjetësh. Krahas kësaj, presidenti amerikan Biden ftoi në shtatorin e vjetshëm liderët e ishujve të Paqësorit në Uashington, ku u zhvillua samiti i parë ShBA-Ishujt e Paqësorit.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pas Luftës së 2-të Botërore, ShBA-ja e ka përdorur rajonin e Paqësorit Jugor si vend për kryerjen e provave bërthamore dhe për hedhjen e mbeturinave bërthamore. Pas Luftës së Ftohtë, Uashingtoni mendoi që ky rajon e humbi vlerën strategjike dhe filloi të pakësonte ndihmën ekonomike, të mbyllte ambasadat dhe të largonte vullnetarët. Kështu, marrëdhëniet e ShBA-së me vendet e këtij rajoni u futën në "gjendje letargjie”.

 

10 vjetët e fundit, Kina dhe ishujt e Paqësorit kanë zhvilluar bashkëpunim në bazë të respektimit të ndërsjellë dhe kjo është mirëpritur nga qeveritë dhe popujt e këtyre vendeve. P. sh., bashkëpunimi Kinë-Ishujt Solomon ka pasur zhvillim të shpejtë. Në vitin 2022, tregtia dypalëshe arriti në 498 milionë dollarë. Tani, eksportet nga Solomonet në Kinë zënë dy të tretat e vlerës së përgjithshme të eksporteve të këtj vendi.

 

Bashkëpunimi i Kinës me vendet e këtij rajoni ka sjellë përfitime konkrete për banorët vendorë, por ka shkaktuar shqetësimet strategjike të SHBA-së. Duke u mbështetur në konceptin që “fituesi merr gjithçka”, pala amerikane e ka ndryshuar qëndrimin e mëparshëm, duke bërë vizita të shpeshta dhe duke premtuar ndihma me fonde kolosale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Washington Post" vuri në dukje që veprimet e ShBA-së kanë si qëllim për të përballuar ndikimin e Kinës në këtë rajon, që është gjithnjë e në rritje. Krahas kësaj, ka edhe analistë që vënë në dukje se ShBA-ja po vepron kështu me synim të dëmtojë iinteresat e Kinës në Paqësorin Jugor dhe të shkatërrojë bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të këtij rajoni.

 

Paqësori është oqeani i paqes, i bashkëpunimit. Kina mirëpret të gjitha përpjekjet për zhvillimin e vendeve të Paqësorit Jugor. Por ShBA-ja po nxit me detyrim “Strategjinë e Indo-Paqësorit”, çka e ka mbushur ajrin e Paqësorit me aromë baruti.