Foto nga CFP
Autoritetet shëndetësore kineze kanë nxjerrë një plan për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, njoftoi të enjten Administrata Kombëtare e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve.
Plani, i publikuar së bashku me Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, synon të sigurojë përgjigje në kohë dhe efektive ndaj përhapjes së rasteve të lisë së majmunit në Kinë, shkruan “Xinhua”.
Plani përcaktoi rregulla për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, në lidhje me aspekte të tilla si diagnostikimi i sëmundjeve, monitorimi dhe raportimi i epidemisë dhe trajtimi i rasteve. Ai gjithashtu bën thirrje për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni midis autoriteteve shëndetësore në mbarë vendin dhe departamenteve të tjera përkatëse në përgjigje të epidemisë. Në shtator 2022, Kina raportoi infeksionin e saj të parë të importuar të lisë së majmunit. Që nga qershori, raste të shumta janë raportuar në disa provinca të vendit, duke paraqitur një rrezik të lartë të shpërthimeve të reja lokale dhe transmetimit të fshehur. (Irma)