Peng Liyuan takohet me bashkëshorten e presidentit të Indonezisë
2023-07-28 11:45:31

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës, Peng Liyuan, pati një takim të enjten me bashkëshorten e presidentit indonezian, Iriana Joko Widodo, në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore. Zonja e Parë e Indonezisë po shoqëron presidentin indonezian Joko Widodo, që do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Universiadës së 31-të Botërore Verore dhe do të bëjë një vizitë në Kinë.

 

Znj. Peng Liyuan i shprehu mikpritjen e ngrohtë znj. Iriana në hotelin "Jinniu". Ato admiruan së bashku produktet tradicionale të zejtarisë të qytetit Chengdu dhe znj. Peng Liyuan e ftoi znj. Iriana të ndjekin së bashku shfaqjen e artit të çajit, duke zhvilluar një bashkëbisedim.

 

Bashkëshortja e presidentit kinez kujtoi takimet e mëparshme me Zonjën e Parë të Indonezisë, duke u shprehur që Kina dhe Indonezia kanë kulturë të ngjashme dhe zemrat e të dy popujve janë të lidhura. Ajo shprehu shpresën që të dy palët do të thellojnë miqësinë e do të shtojnë lidhjet miqësore. “E mirëpres zonjën Iriana të vizitojë e të shikojë sa më shumë në Chengdu dhe të ndiejë nga afër kulturën vendore e të shijojë pamjet,” tha Peng.

 

Znj. Iriana, nga ana e saj, e falënderoi znj. Peng për shoqërimin dhe vlerësoi lart mbrojtjen dhe përcjelljen ndër breza të trashëgimisë kulturore jomateriale të Kinës. Ajo vuri në dukje që vizita në Chengdu e ka thelluar më tej njohjen dhe dashurinë e saj për historinë e kulturën kineze.