Përmirësohet situata nga zjarret në Shqipëri
2023-07-28 16:19:08
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se situata nga zjarret në Shqipëri paraqitet më e përmirësuar.
Ministri Peleshi theksoi se pas një pune të gjatë të trupave të Emergjencave Civile në bashkëpunim me efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit, përcjell “ATSH”.
Sipas tij, ka vetëm një vatër aktive zjarri në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit të tij ditë më parë.
Ministri theksoi se vijon puna në terren për vënien e flakëve nën kontroll. (Irma)
Lajmet Kryesore