Xinhua
Në mesditën e së premtes, presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan organizuan një pritje në qytetin Chengdu, për mysafirët e huaj që marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Universiadës së 31-të Botërore Verore.
Këta mysafirë përfshijnë presidentin e Indonezisë Joko Widodo dhe bashkëshorten e tij Iriana Joko Wibowo, presidentin e Mauritanisë Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani, presidentin e Burundit Evariste Ndayishimiye, presidentin e Guajanës Irfaan Ali, kryeministrin e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili dhe të ngarkuarin me detyrën e presidentit të FISU-t, Leonz Eder.
Xi Jinping-u mbajti një fjalim mirëseardhjeje, ku theksoi që Kina e ka përmbushur me zell premtimin e saj solemn për të siguruar zhvillimin e Universiadës në Chengdu, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e kauzës ndërkombëtare të sporteve rinore.