
Foto nga CFP
NASA dhe “Boeing” po punojnë me një projekt të përbashkët për të realizuar një model avioni të quajtur X-66A, që redukton emetimet, deri në 2030.
Modeli mbi të cilin po punojnë gjigantët e hapësirës ajrore të SHBA-së mund të zvogëlojë konsumin e karburantit dhe emetimet deri në 30% krahasuar me avionët e sotëm, shkruan “CNN”, përcjell “RTSH”.
Modeli i ri i avionit quhet koncepti “Transonic Truss-Braced Wing”, i cili mbështetet në krahë të zgjatur e të hollë të stabilizuar nga shirita diagonalë që lidhin krahët me avionin. Forma e dizajnit krijon më pak tërheqje, që do të thotë djegie me më pak karburant.
Fluturimi i parë testues i këtij avioni pritet të bëhet në vitin 2028, ndërsa NASA shpreson që një ditë teknologjia t'i shërbejë rreth gjysmës së tregut nëpërmjet avionëve me një rresht me distanca të shkurtra dhe të mesme.
Sipas NASA-s, linjat ajrore mbështeten kryesisht në avionë me një rresht, të cilët përbëjnë gati gjysmën e emetimeve të aviacionit në mbarë botën.
“Boeing” vlerëson se kërkesa për avionin e ri me një rresht do të rritet me rreth 40.000 avionë midis viteve 2035 dhe 2050. (Irma)
