Xi takohet me presidentin e Burundit në Chengdu
2023-07-28 20:42:20

Xinhua

Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të premten me presidentin e Burundit Evariste Ndayishimiye në Chengdu, kryeqendër e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Ndayishimiye ndodhet në Chengdu për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të edicionit të 31-të të Lojërave Universitare Botërore Verore të FISU-s dhe për të vizituar Kinën.

Xi u shpreh në takim se marrëdhëniet kino-burundiane u kanë bërë ballë sprovave të ndryshimeve ndërkombëtare. Të dy vendet janë miq në të gjitha rrethanat dhe partnerë që respektojnë njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku për zhvillim të përbashkët. (Xu Guang)