Kina rrit çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2023-07-28 16:06:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prej së enjtes, Kina njoftoi rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës, bazuar në rritjen e fundit të çmimeve ndërkombëtare të naftës.

Çmimet e benzinës rriten me 275 juanë (rreth 38.57 dollarë amerikanë) për ton dhe çmimet e naftës me 260 juanë për ton, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.

Sipas komisionit, tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në det të hapur e Kinës - dhe rafineritë e naftës janë munduar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme. (Irma)