Korriku, shkencëtarët tashmë llogarisin se është muaji më i nxehtë i regjistruar
2023-07-28 17:01:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shkencëtarët llogarisin se ky muaj do të jetë më i nxehti në histori dhe ka të ngjarë më i ngrohti që ka përjetuar qytetërimi njerëzor, edhe pse kanë mbetur edhe disa ditë për të djersitur.

Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus, të enjten deklaruan se nxehtësia e korrikut është përtej thjesht thyerjeve të rekordeve. Ata thanë se temperatura e Tokës ka kaluar përkohësisht mbi një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivi prej 1.5 gradë Celcius i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.