Masat e ndërmarra në kohë lehtësojnë përparimet për inteligjencën artificiale gjeneruese
2023-07-27 11:14:54

Masat e ndërmarra në kohë në Kinë për menaxhimin e shërbimeve gjeneruese të inteligjencës artificiale do t'i japin një shtysë të fortë zhvillimit të shëndetshëm të teknologjisë dhe do të ndihmojnë në avancimin e nxitësve kryesorë të rritjes ekonomike në të ardhmen për t'u mbrojtur nga pasiguritë e jashtme, thonë ekspertët.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke pranuar se inteligjenca artificiale gjeneruese do të krijojë shumë sfida të reja sigurie dhe rreziqe etike, sipas specialistëve, masat e ndërmarra nga Kina nxjerrin në pah angazhimin në zhvillimin e balancuar dhe sigurinë e teknologjive të reja, në përputhje me praktikat ndërkombëtare të përmirësimit të kontrollit mbi inteligjencën artificiale. Masat e përkohshme me 24 pika të ndërmarra nga Kina për menaxhimin e shërbimeve gjeneruese të inteligjencës artificiale janë planifikuar të hyjnë në fuqi më 15 gusht.

Wu Shenkuo, profesor i drejtësisë në Universitetin Normal të Pekinit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kërkimore kineze të Shoqërisë së Internetit, tha se masat janë në sinkron me tendencat më të fundit teknologjike dhe pasqyrojnë shkathtësinë dhe efikasitetin e Mekanizmit të Mbikëqyrjes së Hapësirës Kibernetike të Kinës.

Inteligjenca artificiale gjeneruese i referohet algoritmeve kompjuterike që prodhojnë tekst, imazhe, kode, video ose audio të reja në një mënyrë njerëzore. Ajo është teknologjia kryesore pas ChatGPT-së, një “chatbot” i inteligjencës artificiale që ka pushtuar botën.

Foto:VCG

Konferencë e Inteligjencës Artificiale e Botës, korrik 2023,Shangai, Kinë(Foto:VCG)

“Associated Press” bëri të ditur javën e kaluar se Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA ka nisur një hetim ndaj zhvilluesit “OpenAI” të ChatGPT-së, nëse ai shkel apo jo ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve, duke fshirë të dhëna publike dhe duke publikuar informacione të rreme përmes ChatGPT-së.

Zhang Yong, drejtor ekzekutiv i Grupit të Inteligjencës “Cloud” të “Alibaba”, tha se zhvillimi i një inteligjence artificiale të sigurt dhe të besueshme është bërë një konsensus i industrisë. Sipas tij, përmirësimi i ligjeve dhe rregulloreve përkatëse do të krijojë një bazë të mirë për zhvillimin e saj të qëndrueshëm.

Zhou Hongyi, i kompanisë kineze të sigurisë kibernetike “360 Security Group”, tha se masat sinjalizojnë qëndrimin pozitiv të qeverisë ndaj inovacionit të inteligjencës artificiale gjeneruese dhe injektojnë besim të fortë në kompanitë e teknologjisë.

“Këto masa vlerësojnë koordinimin midis zhvillimit dhe sigurisë. Ndërsa inkurajojnë inovacionin, ato gjithashtu theksojnë përgjegjësitë që kompanitë duhet të mbajnë si prodhues të përmbajtjes në internet në përputhje me ligjin”,- tha Zhou, duke theksuar se mundësia e vërtetë e inteligjencës artificiale gjeneruese qëndron në aplikacionet e biznesit dhe jo në përdorimet e orientuara nga konsumatori.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pikëpamjet e tij u theksuan nga “Goldman Sachs Research” në një raport, ku theksohet se inteligjenca artificiale gjeneruese mund të nxiste një rritje prej 7 për qind të PBB-së globale, ose pothuajse 7 trilionë dollarë, gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Kash Rangan, analist i lartë i softuerit në “Goldman Sachs Research”, deklaroi se inteligjenca artificiale gjeneruese po bën depërtime në aplikacionet e biznesit, duke përmirësuar efikasitetin e përditshëm të punonjësve, duke ndihmuar shkencëtarët të zhvillojnë ilaçet më shpejt dhe duke përshpejtuar ndër të tjera zhvillimin e kodit të softuerit.

Li Shuchong, zv.president i “CEC Cloud”, enti i “cloud computing” i “China Electronics Corp”, tha se masat vijnë pikërisht në kohën e duhur. Sipas tij, këto masa theksojnë nevojën për të inkurajuar inovacionin e pavarur në teknologjitë themelore të tilla si çipat e inteligjencës artificiale.

“Tani, është shumë e vështirë të marrësh një çip nga kompania amerikane “Nvidia” për të bërë trajnime të inteligjencës artificiale. Ne nuk duhet të lejojmë që inovacioni ynë në inteligjencën artificiale gjeneruese të bllokohet nga të tjerët”,- tha Li.

Çipat e inteligjencës artificiale janë vendimtare për zhvillimin e bumit të vazhdueshëm të inteligjencës artificiale, por SHBA-ja ka vendosur kufizime të ashpra në eksportet e çipave më të fuqishëm të inteligjencës artificiale të kompanive amerikane në Kinë.

Foto:VCG

Pagim me skanimin e dorës në një supermarket në Shangai(Foto:VCG)

Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, rregullatori kryesor i industrisë në vend, njoftoi në një konferencë shtypi se do të bëhen më shumë përpjekje për të përshpejtuar kërkimin dhe zhvillimin e çipave kryesorë, që kanë më shumë efikaset në të dhënat e trajnimit për inteligjencën artificiale.

“Advanced Technology Stellar”, një startup me bazë në Shangai, zbuloi në qershor arkitekturën e tij të dizajnit të çipit të vetëzhvilluar për “Graphics processing unit” (GPU).

Liu Qingfeng, drejtoresha e kompanisë kineze “AI iFlytek Co Ltd”, tha se kompanitë kineze duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe kërkimit dhe zhvillimit në teknologjitë themelore për të arritur përparime në fushën e inteligjencës artificiale.

Firma ka zhvilluar vetë të gjitha teknologjitë kryesore për modelin e saj të inteligjencës artificiale “SparkDesk” për të sfiduar ChatGPT-në, tha ajo, duke shtuar se ka marrë pjesë në diskutimet për hartimin e masave.