Kohët e fundit, gjiganti gjerman i industrisë kimike BASF përfundoi zyrtarisht fazën e tretë të projektit të Parkut të Inovacionit në Shangai. Projekti përfshin dy ndërtesa të reja kërkim-zhvillimi\ndhe është baza më e madhe e kërkim-zhvillimit e BASF-it në rajonin e Azi-Paqësorit.
Në dhjetë vjetët që nga viti 2012, BASF-i ka investuar gjithsej 280 milionë euro në Parkun e Inovacionit të Shangait. Në Zonën Gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë “Jinqiao” të Shangait, “Festo”, një prodhues lider global në teknologjinë e automatizimit, e ka zgjeruar laboratorin e vet nga 600 metra katrorë në 2 000 metra katrorë.
Këtë vit, kjo kompani planifikon të vazhdojë të investojë rreth 10 milionë juanë për të rritur aftësitë vendore të kërkim-zhvillimit.
Për një kohë të gjatë, Kina ka ruajtur qëndrueshmërinë shoqërore e gjallërimin ekonomik duke tërhequr investitorë globalë.
Sipas të dhënave, në 5-mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja në Kinë kaluan 574.8 miliardë juanë, u shtuan 18532 sipërmarrje të reja me investime të huaja duke u rritur 38.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
