Kina investon edhe 3.1 miliardë juanë në programet e ndihmës në punë
2023-07-27 16:18:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi se ka ndarë 3.1 miliardë juanë të tjerë (rreth 435.4 milionë dollarë amerikanë) nga buxheti qendror për të mbështetur programet që ofrojnë punë si një formë lehtësimi për njerëzit në nevojë, bën të ditur “Xinhua”.

Investimi shtesë pasoi një investim të kombinuar prej 7.8 miliardë juanë të lëshuar nga fillimi i vitit deri në mes të qershorit, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Fondet do të përdoren për të mbështetur 559 projekte të ndihmës në punë në 22 rajone të nivelit provincial në Kinën Qendrore dhe Perëndimore, duke mundësuar më shumë se 100.000 njerëz në nevojë të marrin pjesë në projektet e ndërtimit dhe të rrisin të ardhurat e tyre me rreth 10.000 juanë mesatarisht.

Autoritetet kineze kanë ndarë një total prej 10.9 miliardë juanë këtë vit për të mbështetur këto programe të ndihmës në punë. Pas zbatimit të projekteve, vlerësohet se më shumë se 3 miliardë juanë do të paguhen si shpërblim për punën, duke ndihmuar rreth 300.000 njerëz në zonat rurale të gjejnë punë në shtëpi.  (Elona)