VCG
Industria e mbrojtjes së mjedisit e Kinës, me të ardhura të përgjithshme prej 2.22 trilionësh juanësh (afro 311 miliardë dollarë amerikane) vitin e kaluar, është bërë një forcë e rëndësishme në ekonominë e gjelbër, tha ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit Huang Runqiu në një konferencë të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të enjten.
"Zhvillimi me cilësi të lartë dhe mbrojtja me nivel të lartë janë përplotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Një nivel i lartë i mbrojtjes mund të arrihet nëpërmjet metodave si kontrolli i ndarjes së zonave ekologjike dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis, për të garantuar themelin për zhvillimin me cilësi të lartë," theksoi Huang.
Në këtë drejtim, Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit ka forcuar kontrollin ekologjik e mjedisor dhe zbatimin e ligjit. Sipas ministrit, afro 40 000 njësi të kontrollit mjedisor janë caktuar në mbarë vendin për të frenuar me vendosmëri projektet me konsum të lartë energjie. Në fund të vitit të kaluar, Kina eliminoi kapacitetet e prapambetura dhe të tepërta të afro 300 milionë tonëve çelik, 400 milionë tonëve çimento dhe 150 milionëve kuti pllakash xhami.
VCG
Sipas të dhënave të kësaj ministrie të cituara nga "chinanews.com", numri i kaldajave dhe furrave me qymyr në mbarë vendin është ulur nga afro 500 000 në më pak se 100 000, duke e pakësuar përdorimin e qymyrit me mbi 400 milionë tonë. Në rajonin verior, afro 37 milionë familje fshatare kanë përfunduar trajtimin e shkrifëtimit të qymyrit, duke e ulur konsumin e tij me mbi 70 milionë tonë. Në të njëjtën kohë, njësi me një kapacitet të prodhimit të energjisë nga qymyri 1 030 gigavatë kanë përfunduar rinovimin e lëshimit ultra të ulët, ndërsa objekte të prodhimit të hekurit dhe çelikut me kapacitet prej afro 680 milionë tonësh e kanë përfunduar ose janë në procesin e përfundimit të rinovimit të lëshimit ultra të ulët. Po ashtu, më shumë se 30 milionë automjete të vjetra dhe me lëshim të lartë janë eliminuar. (Xu Guang)
VCG