Quan-i Konfucist e ka origjinën në dinastinë Ming të vonshme në qytetin Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Juglindore. Ky është një stil i rrallë marcial jugor, i krijuar nga katër studiues konfucistë.
Quan-i Konfucist përdoret në luftimin nga afër me forcë shpërthyese. Duke kombinuar lëvizjet e mbrojtjes dhe sulmit, ky art marcial ndahet në stilet konfuciane, të peshkut, të gjelit dhe qenit. Nëpërmjet përdorimit të lëvizjeve të kafshëve të ndryshme, luftëtarët i shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e sulmit.
Pan praktikon Quanin Konfucist./CGTN Foto
"Leximi i librave të të urtëve, mësimi i Quan-it Konfucist, trashëgimi i arteve marciale, mbrojtja e vendit tonë". Quan-i Konfucist është jo vetëm përkushtimi i vetes ndaj artit marcial, por edhe transmetimi i etiketës tradicionale kineze dhe konfucizmit.
Pan Liteng është trashëgimtar i brezit të 5-të i Quan-it Konfucist, trashëgimi kulturore jomateriale e Kinës. Ai e ka praktikuar atë për 40 vjet. Me përgjegjësinë e zhvillimit të Quan-it Konfucist, Pan është i vendosur që ta bëjë atë të luajë një rol aktiv në shoqërinë e sotme.
Djegia e temjanit, përshëndetja tradicionale "kowtow", aplikimi për pranim, shërbimi i çajit, miratimi i aplikimit, ceremonia për pranimin e dishepujve është shumë e ndërlikuar. Megjithatë, Pan ende e ruan ceremoninë tradicionale. Për mendimin e tij, ata që praktikojnë artet marciale duhet të kuptojnë etiketën më parë. Nëpërmjet ceremonive të tilla, mund ta ekzaminosh vetveten dhe të kulturohesh më shumë.
Pan ua mëson Quanin Konfucist studentëve/CGTN Foto
"Qëllimi përfundimtar i praktikimit të arteve marciale nuk është për të fituar, por për t'u përmirësuar nëpërmjet stërvitjes dhe vetëkontrollit," thotë Pan.
Në vitin 2014, Quan-i Konfucist u listua si një trashëgimi kulturore jomateriale e qytetit Fuzhou, kurse në vitin 2017 u përzgjodh si një projekt i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale në provincën Fujian. Pan shpreson se ky art marcial tradicional do të trashëgohet nëpërmjet përpjekjeve të tyre. (Xu Guang)
Pan u mëson studentëve mbi kulturën Konfuciste/CGTN Foto