Ekipi kinez do të kryejë kërkime në Stacionin e Lumit të Verdhë në Arktik
2023-07-27 15:40:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ekipi i ekspeditës kineze mbërriti në Stacionin Arktik të Lumit të Verdhë, në Svalbard, një arkipelag norvegjez në Oqeanin Arktik.  

Drejtori i stacionit, He Fang, deklaroi për “Xinhua” se 41 anëtarët e ekipit do të stabilizohen gradualisht këtë vit dhe do të nisin një sërë aktivitetesh kërkimore gjatë muajve të ardhshëm.  

Sipas tij, gjatë qëndrimit të tyre, ekipi do të kryejë hetime në terren për nëntë projekte kërkimore shkencore, që mbulojnë katër drejtime kryesore kërkimore, duke përfshirë ekologjinë tokësore, ekologjinë detare, fizikën e hapësirës dhe monitorimin e ndryshimeve të akullnajave në rajonin e Arktikut.  

Ekipi i ekspeditës kineze do të bashkëpunojë gjithashtu me homologët e tyre norvegjezë në një hetim dhe kërkim të përbashkët mbi ndotësit mjedisorë të Arktikut.  

I themeluar në korrik 2004, Stacioni i Lumit të Verdhë është i pari kërkimor i Kinës në Arktik. Kina është vendi i tetë që ka ngritur një stacion kërkimor arktik në arkipelag. Vitet e fundit, Kina ka angazhuar në mënyrë proaktive ekspertë nga fusha të ndryshme në kërkimin e Arktikut, duke grumbulluar përvojë të konsiderueshme. Prej vitit 1999, Kina ka kryer me sukses 12 ekspedita shkencore arktike, duke përdorur si platforma anijet kërkimore “Xuelong” dhe “Xuelong 2”.  

(Elona)