Kina dërgon satelitë të rinj të vrojtimit nga largësia në orbitë
2023-07-27 17:36:09

CFP

Kina nisi të enjten një grup satelitësh të vrojtimit nga largësia nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Grupi i satelitëve, i përbërë nga tre satelitë të vrojtimit nga largësia të tipit "Yaogan-36", u lëshuan me një raketë bartëse "Marshimi i Madh-2D" më 4:02 të mëngjesit sipas orës së Pekinit.

Të tre satelitët kanë hyrë në orbitën e paracaktuar.

Ky ishte fluturimi i 480-të i një rakete bartëse të tipit "Marshimi i Madh".