Qytetet më të mira në botë për të jetuar për vitin 2023
2023-07-27 16:02:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Vjena e Austrisë edhe këtë vit ruajti vendin e parë si qyteti më i mirë botë për të jetuar. Indeksi vjetor Global për jetesën vlerësoi 173 qytete sipas faktorëve, duke përfshirë stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën, mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën, shkruan “RTSH”.

Vjena vlerësohet me rezultate perfekte në këta faktorë.

Pas Vjenës, renditen: Melburni i Australisë, me rezultatet më të mira në kulturë dhe mjedis.

Vankuver, Kanada, që banorët e duan për afërsinë me malet dhe pyjet dhe për mjedisin në përgjithësi.

Osaka, Japoni, për të cilën vendasit thonë se është më e përballueshme dhe më e sigurt se qytetet e tjera të mëdha.

Aukland, Zelanda e Re, që mori rezultatin më të lartë për kulturën dhe mjedisin. (Elona)