Kina zotohet të bëjë përpjekje të gjithanshme për të siguruar furnizimin me energji elektrike
2023-07-27 16:14:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të garantuar sigurinë e energjisë elektrike në rast të kërkesës së fortë, ndërsa ekonomia e saj rimëkëmbet dhe valët e të nxehtit janë përhapur në të gjithë vendin këtë verë.

Në një konferencë për shtyp, Ou Hong, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), tha se vendi do të vazhdojë të forcojë furnizimin me energji, të maksimizojë prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ndryshme dhe të përmirësojë koordinimin midis provincave për të siguruar shkëmbimin e tepricave për të arritur sigurinë e energjisë, citon “Xinhua”.

“Ne jemi të sigurt dhe të aftë të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë kërkesës së pikut të verës”,- shtoi Ou. Ai tha se prodhimi ditor i energjisë elektrike dhe ngarkesa maksimale e energjisë në Kinë arritën nivele rekord pasi rimëkëmbja ekonomike dhe nxehtësia e vazhdueshme në të gjithë vendin rritën kërkesën për energji. Prodhimi ditor i energjisë në vend regjistroi një rekord të lartë prej mbi 30.17 miliardë kilovat-orë (kWh) në vitin 2023, 1.51 miliardë kWh më i lartë se kulmi i vitit të kaluar.

Ndërkohë, ngarkesa maksimale e fuqisë arriti gjithashtu një rekord prej 1.339 miliardë kilovatësh këtë vit. Ekonomia e dytë më e madhe në botë gjithashtu pa prodhim të qëndrueshëm dhe importe më të shpejta të qymyrit që nga fillimi i vitit. Aktualisht, rezervat e qymyrit të prodhuesve të energjisë në vend janë në 198 milionë tonë, 23 milionë tonë më shumë se një vit më parë, që është e mjaftueshme për gati 26 ditë konsum.

Për sa i përket gazit, si prodhimi ashtu edhe importi i gazit natyror kanë ruajtur rritje të qëndrueshme, tha Ou. (Elona)