Prokurorët theksojnë mbrojtjen e të miturve të përfshirë në krime
2023-07-27 15:08:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Agjencitë e ndjekjes penale kineze kanë theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të miturve të përfshirë në krime gjatë trajtimit të rasteve përkatëse, bëri të ditur Prokuroria e Lartë e Popullit (SPP), citon “Xinhua”.  

Sipas të dhënave të prokurorisë, në gjysmën e parë të vitit, mbi 20.000 të miturve të dyshuar për krime, ose 67.9 për qind e totalit, iu fal dënimi. Ndërsa rreth 14.000 të miturve të dyshuar për krime u është dhënë falje me kusht nga ndjekja penale nga prokurorët.  

Statistikat e prokurorisë treguan se agjencitë e ndjekjes penale në vend dhanë mbi 50 milionë juanë (rreth 7.01 milionë dollarë amerikanë) në ndihmë gjyqësore për më shumë se 6000 viktima të mitura me vështirësi financiare. Sipas SPP-së, prokurorët në mbarë vendin kanë zbatuar politikën e ndërthurjes së dënimit me edukimin në trajtimin e rasteve të krimeve të të miturve, duke rritur përpjekjet për t’i ndihmuar ata përmes masave të tilla si promovimi i programeve të edukimit special dhe këshillimit psikologjik. (Elona)