Zelensky: Siguria e porteve të Detit të Zi është çelësi i paqes
2023-07-27 15:17:12

Foto nga CFP
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që këshilli i ardhshëm NATO-Ukrainë të përfshijë në fokusin e vet sigurinë e porteve të Ukrainës dhe eksportet e grurit.
Në një fjalim video, Zelensky tha se siguria e porteve në Detin e Zi është çelësi i paqes dhe stabilitetit në tregun global të ushqimit, citon “ATSH”.
“Siguria ushqimore është një prioritet i rëndësishëm globalisht dhe pjesë e formulës së paqes të Ukrainës”,- shtoi ai.
Rusia nuk e rinovoi marrëveshjen për eksportin e drithit në Detin e Zi, e cila i kishte lejuar Ukrainës të shiste rreth 33 milionë tonë drithë dhe ushqime, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm. (Elona)
Lajmet Kryesore
