ShBA, ulet krenaria e të rinjve për identitetin amerikan
2023-07-27 14:30:51

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, uebsajti amerikan "Axios" botoi një artikull, sipas të cilit gjithnjë e më pak të rinj në ShBA janë krenarë për identitetin e tyre amerikan.

Në artikull thuhet se në dekadën e kaluar, patriotizmi i të rinjve amerikanë ka rënë shumë. Sipas një sondazhi të "Gallup"-it të bërë kohët e fundit, vetëm 39 % e të rriturve pjesëmarrës shprehën krenarinë e tyre për identitetin amerikan. Shifra te pjesëmarrësit nga 18 deri në 34 vjeç është vetëm 18%, kurse te ata mbi 50 vjeç 55%. Kurse në vitin 2013, 85 % e amerikanëve 18 deri 29 vjeç ishin "shumë krenarë" për identitetin e tyre. Kjo tregon se sot në ShBA, përçarja mes të rinjve e të moshuarve është bërë më e madhe. (Fani)