Tërmet në Turqi, rikthehet tmerri i shkurtit ku humbën jetën mbi 52 mijë persona
2023-07-26 16:35:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter u ndje mëngjesin e të martës në Adana të Turqisë.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri të ditur se tërmeti ra në thellësinë 11.27 kilometra, me epiqendër rrethin Kozan të Adanasë, shkruan “RTSH”.

Lëkundjet shkaktuan panik mes banorëve, të cilët dolën menjëherë nëpër rrugë. Ndërkaq, po hetohet për çdo dëmtim në zonë, shkruajnë mediet turke. 

Turqia ende nuk e ka marrë veten nga tërmeti i tmerrshëm në shkurtin e këtij viti, që ka më shumë se 52 mijë viktima. Ai ishte një nga tërmetet më vdekjeprurës të ndodhur ndonjëherë në Turqi. (Elona)