Nis në Kinë studimi shkencor për pellgun e Lumit të Verdhë
2023-07-26 16:11:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka nisur një studim gjithëpërfshirës shkencor të pellgut të Lumit të Verdhë. Sondazhi, i organizuar nga Universiteti Chang'an dhe Akademia Kineze e Shkencave, synon të ofrojë të dhëna shkencore dhe këshilla për politikat për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të këtij pellgu përmes kërkimeve sistematike mbi ujin, tokën, ajrin dhe biologjinë, bëri të ditur “China Science Daily”, citon “Xinhua”.  

Studiuesit do të marrin të dhëna të sfondit ekologjik, gjeologjik, hidrologjik, ekonomik, social e kulturor të pellgut të Lumit të Verdhë përmes sistemeve moderne të vëzhgimit dhe metodave teknike.  

Sondazhi do t'u sigurojë organeve administrative raporte dhe këshilla që mbulojnë fusha të tilla si ekologjia, hidrologjia, gjeologjia, gjeomorfologjia, parandalimi i fatkeqësive, transporti dhe turizmi.  

Ekipi i anketimit përbëhet nga tre skuadra, të cilat janë planifikuar të kthehen në Xi'an, provinca Shaanxi e Kinës veriperëndimore, më 4 gusht.  

Lumi i Verdhë konsiderohet si lumi mëmë në Kinë. Ndër vite janë bërë përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen ekologjike përgjatë lumit, me Ligjin për Mbrojtjen e Lumit të Verdhë që hyri në fuqi më 1 prill 2023. (Elona)