OKB: 236.000 njerëz mbyten çdo vit në të gjithë botën
2023-07-26 17:19:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbytja është mes shkaqeve kryesore të vdekjeve aksidentale në rang botëror.

Çdo vit vlerësohet se 236.000 njerëz mbyten, duke e bërë një problem të madh të shëndetit publik në mbarë botën, pasi barra e saj ndihet në të gjitha ekonomitë dhe rajonet, shkruan “ATSH”. Për këtë qëllim, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka shpallur 25 korrikun Ditën Botërore të Parandalimit të Mbytjeve.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përbëjnë mbi 90% të vdekjeve aksidentale nga mbytja. Më shumë se gjysma e mbytjeve në botë ndodh në rajonin e Paqësorit dhe Azisë Juglindore.

Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes shërben si një mundësi për të nxjerrë në pah ndikimin tragjik dhe të thellë të këtyre aksidenteve në familje dhe komunitete dhe për të ofruar zgjidhje jetëshpëtuese për ta parandaluar atë. OKB thekson nevojën për veprim urgjent të koordinuar dhe marrje masash në disa sektorë, si: vendosja e barrierave që kontrollojnë aksesin në ujë; mësimin e notit, sigurinë në ujë dhe aftësitë e shpëtimit të sigurt; trajnimin e qytetarëve për shpëtim dhe reanimim të sigurt; vendosjen dhe zbatimin e rregulloreve të sigurta të lundrimit, transportit dhe trageteve; përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. (Elona)