Italia veriore goditet nga stuhi të forta
2023-07-26 17:14:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Stuhi të forta goditën disa pjesë të Italisë veriore. Milano dhe zona të tjera të Lombardisë u prekën veçanërisht nga shiu, erërat e forta dhe stuhi të forta breshëri, shkruan “ATSH”.

Imazhet treguan pemë të rrëzuara duke bllokuar rrugët ose shkatërruar makinat, shtëpi të dëmtuara dhe çati të rëna në tokë.

“Një vajzë 16-vjeçare vdiq pasi u godit nga një pemë në provincën e Brescias”, njoftoi agjencia e lajmeve “ANSA”.

Një fluturim i “Delta Airlines” nga Milano në Nju Jork u përfshi nga një stuhi pak pas ngritjes dhe devijoi për në Romë.

“Aeroplani pësoi disa dëmtime nga stuhia”, raportoi “ANSA”, pa dhënë detaje. (Elona)