Foto nga CFP
Qeveria kineze parashtroi detyrat kryesore për thellimin e reformës së sistemeve mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor për gjysmën e dytë të vitit.
Detyrat përfshijnë zgjerimin e disponueshmërisë së burimeve mjekësore cilësore dhe sigurimin që ato të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis rajoneve, si dhe thellimin e reformës së spitaleve publike për të siguruar që ato t'i shërbejnë me të vërtetë interesit publik, bëhet e ditur në një dokument të publikuar nga disa departamente qeveritare, citon “Xinhua”.
Në dokument po ashtu thuhet se vendi do të promovojë lidhjen e rregullt të programeve të sigurimeve mjekësore në nivele të ndryshme, do të avancojë reformën dhe zhvillimin inovativ në fushën e mjekësisë, do të përmirësojë sistemin e shëndetit publik dhe do të forcojë radhët e personelit mjekësor dhe të kujdesit shëndetësor. (Elona)